“CR7, ul kokën dhe puno! United është ekip më i mirë pa ty në fushë”

12/11/2022 11:36

Wayne Rooney është treguar i ashpër ndaj Cristiano Ronaldos në prononcimin për talkSPORT.

Ish-sulmuesi i njohur anglez, kritikon ashpër sjelljen e ish-shokut të skuadrës, teksa e fton të reagojë.

United nuk është një ekip më i mirë me CR7. Ai dhe Messi janë padyshim lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por mendoj se sjellja e Cristianos ndaj Djajve të Kuq, që nga fillimi i sezonit e deri tani, është e papranueshme.

Kam dëgjuar Roy Keane, ai e mbronte CR7, por vetë Roy nuk do ta pranonte fare një njeri të tillë në dhomat e zhveshjes. Ronaldo sot i shkakton shpërqendrim skuadrës.

Ai duhet të ulë kokën dhe të punojë, kjo është e vetmja mënyrë që të jetë gati kur trajneri të ketë nevojë për të”, deklaroi golashënuesi më i mirë në historinë e klubit anglez.

Top Channel