Foto-lajm/ Makina luksoze e rusëve të arrestuar në Gramsh parkohet përballë SPAK-ut

09/11/2022 13:21

Makina me të cilën dy shtetasit rusë dhe një ukrainas po udhëtonin në Gramsh, ku dhe u arrestuan pasi hynë dhe fotografuan ish-uzinën e armëve, ndodhet sot e parkuar pranë Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se mjetit i është hequr masa e sekuestros dhe avokati i shtetasve që ndodhen në arrest me burg e ka parkuar mjetin luksoz përballë zyrës së SPAK.

Dy rusët dhe ukrainasi u arrestuan në Gramsh në muajin gusht. Pas arrestimit, shtetasi rus Mikhail Zorin ka rrëfyer para efektivëve se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione.

Ai ka deklaruar se komunikimi me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëhej vetëm me Telegraf, por nuk i njeh me emra hetuesit rusë. 23-vjeçari ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar mbi liqenin e Bovillës dhe ka filmuar gjithashtu edhe në portin e Durrësit.

Grupi ka qenë në shumë vende e ka fotografuar uzina të ngjashme. Ata kanë postuar edhe kur vrapojnë pasi autoritetet i kanë zbuluar që janë future në një zonë të ndaluar. Në faqe ka fotografi nga Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia e së fundmi nga Italia.

Mbi shtetasit rusë Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA