“Çfarë përfitojnë shqiptarët nga ky projekt”/ Alibeaj kërkon transparencë për pr/ligjin për Portin e Durrësit

09/11/2022 14:13

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi transparencë sot në Parlament pas kalimit me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit për Portin e Durrësit.

Alibeaj tha se projektligji nuk duhet të kalonte pa u bërë më parë transparenca, që nga marrëveshja dhe metrat katrorë ku do të kryet investimi. Deputeti shtroi pyetjen se ‘çfarë përfitojnë shqiptarët nga ky projekt’.

Duhet transparencë, çfarë ka ndodhur. Asnjë nuk foli për nevojën që ka ky vend për të tërhequr investitorët e huaj. Investimet duhet të bëhen vetëm nëse kanë transparencë, nëse ka garë.

Nëse ka transparencë është mënyra më e mirë. Çdo gjë e fshehur, në mjegull,  ndërkohë po vijnë investime. Ato metra katrorë po i jepen dikujt, shqiptarët çfarë përfitojnë, këtë duam të dimë ne.

Detyrimi që ka secili deputet është të bëjë transparencën, me çdo lloj kostosh, e di që ka pazare, e kuptoj arrogancën tuaj.

Nga cila burime do vijnë të ardhurat për amnistinë fiskale. E kuptoj nervozizmit e të parit tuaj, sepse kolegu juaj u vu sërish në pranga”- tha Alibeaj në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA