Këngëtarja Cher ndezi thashethemet për një romancë të re teksa u pa së fundmi e kapur dorë për dorë me ish-të dashurin e Amber Rose, Alexander “AE” Edwards.

Këngëtarja e “Believe” u fotografua me reperin 36 vjeçar, teksa hynin në Craig’s në West Hollywood.

Në një moment, AE është parë duke i puthur dorën Cher teksa ishin në një makinë. Ndërkaq, së fundmi Cher ka konfirmuar lidhjen e saj me producentin e muzikës në Twitter teksa publikoi një foto të të dashurit të saj së bashku me një ’emoji’ zemre.

76 vjeçarja zbuloi se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga partneri i saj. Këngëtarja, e cila tashmë e ka prezantuar Aleksandrin me familjen e saj, nuk i ka penguar diferenca prej 40 vitesh që ka me të duke thënë:

Dashuria nuk njeh matematikë.

Një fans i kërkoi asaj të konfirmonte lidhjen dhe ajo e bëri madje shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.

Nuk po mbrohem. Ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd. Jam e dashuruar, nuk jam e verbuar.

Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me Rose, me të cilën ka djalin 3-vjeçar të quajtur, Slash. Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2018, por u ndanë pas tre vitesh së bashku pasi AE u kap duke tradhtuar modelen 39-vjeçare me disa femra të tjera. Cher, nga ana tjetër ka qenë e martuar më parë me Sonny Bonon nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979. Ajo ka djemtë, Chaz, 53-vjeç dhe Elijah, 46-vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA