Forma fantastike e skuadrës, Arsenal gati t’i plotësojë dëshirën Arteta-s

01/11/2022 12:20

Arsenal po kalon një moment fantastik në Premier League, pasi londinezët kryesojnë me meritë në fillimin e  këtij edicioni.

Pavarësisht formës dhe ecurisë, klubi po mendon të përforcojë skuadrën dhe të plotësojë një dëshirë të vjetër trajnerit spanjoll Mikel Arteta.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Leicester City, Youri Tielemans. Belgu ishte në “radarin” e Arsenal edhe gjatë merkatos së verës, por “dhelprat” nuk hoqën dorë nga lojtari duke pasur kërkesa shumë të larta.

Tani, historia ka ndryshuar, Leicester po vuan në këtë edicion dhe është një prej skuadrave me kreditet më të larta për të zbritur në Championship dhe Tielemans, sipas burimeve pranë tij është i palumtur te skuadra e Rodgers.

Mediet angleze bëjnë me dije se kontaktet midis trajnerit Arteta dhe belgut vazhdojnë dhe Youri është i hapur për këtë transferim dhe e dëshiron diçka të tillë, por nga ana tjetër belgu është shpresa më e madhe që “dhelprat” kanë për të shpëtuar sezonin.

Kontrata e Tielemans është një bonus për Arsenal, pasi ish lojtarit të Monaco i përfundon kontrata me Leicester në verën e ardhshme dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë sinjal pozitiv sa i përket rinovimit dhe Leicester është deri diku e detyruar të pranojë tani ofertën e londinezëve, pasi në verë belgu mund të largohet me parametra zero.

Janari është shumë pranë dhe në Angli e bëjnë fakt të kryer, se Tielemans do të ndryshojë ambient dhe do të transferohet në Londër./ Super Sport

Top Channel