Robert Lewandowski është i lumtur te Barcelona, ndërsa thekson se nuk priste që gjithçka të shkonte shkëlqyeshëm që sezonin e parë te katalanasit.
“Unë jam në klubin që dua dhe kur ndihesh rehat dhe i lumtur, gjithçka është më e lehtë”,-tha ai për mediet spanjolle.
Sulmuesi polak theksoi: “ne po evoluojmë. Nuk e prisja të mbërrija dhe se gjithçka do të shkonte mirë në sezonin e parë. Insistoj se është një proces që kërkon kohë dhe durim”.
Për eliminimin nga Champions-it, Lewandowski bëri një analizë të qartë.
“Barça duhet të ishte në raundin e 16-të. Përpara se të vija në Barcelonë isha tashmë i vetëdijshëm se sezoni i parë mund të ishte i vështirë. Jemi në një proces rindërtimi që kërkon kohë. duhet të jemi më të durueshëm”,-shtoi polaku./ Super Sport
Top Channel