Formula 1 ka mbërritur në Madrid dhe gara e shpejtësisë ka tërhequr vëmendjen edhe të një prej emrave më të mëdhenj të futbollit, José Mourinho.

I pyetur gjatë një konference për shtyp për preferencat e tij në Formula 1, trajneri portugez nuk ngurroi të fliste për skuadrat dhe pilotët që vlerëson më shumë.

Mourinho veçoi veçanërisht Kimi Antonellin, duke e cilësuar të jashtëzakonshme atë që piloti italian po arrin me Mercedes.

“Ferrari është ende Ferrari, diçka më shumë sesa thjesht një ekip garash. Por ajo që po bën Kimi Antonelli me Mercedes është e pabesueshme”, u shpreh Mourinho.

Megjithatë, preferenca personale e trajnerit portugez shkon për një tjetër pilot. Bëhet fjalë për spanjollin Fernando Alonso, të cilin Mourinho e konsideron një prej më të mirëve në Formula 1, pavarësisht konkurrueshmërisë së makinës së tij.

“Por mua më pëlqen Fernando Alonso. Ai është një nga më të mirët, edhe pa një makinë të mirë”, shtoi Mourinho.

Top Channel