Nga shishja në fushë te montazhi në rrjet, kur tifozët bëjnë “snajperin”, interneti bën komedinë
Automjeti i tij i llojit Land Rover Defender është përmbysur plotësisht në rrugën “Millhouse Wood Lane”, me xhama të thyer.
Pamjet e mjetit të shkatërruar qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, duke përhapur panik te tifozët. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës, policia e Humberside-it, si dhe trajneri i ekipit, Sergej Jakirović.
Për fat të mirë, vetë klubi i Hull City-t reagoi me shpejtësi përmes një deklarate zyrtare, duke konfirmuar se 27-vjeçari ka dalë tërësisht i padëmtuar nga makina.

Pavarësisht incidentit të rëndë, mediat britanike raportojnë se Thomas është në gjendje të mirë fizike dhe do të udhëtojë me grupin për përballjen e nesërme kundër Chelsea-t në “Stamford Bridge”. Anësori iu bashkua “Tigrave” nga Stoke City në ditën e fundit të merkatos për rreth 10 milionë paund dhe realizoi debutimin e tij në Premier League javën e kaluar ndaj Aston Villës.
Top Channel