Kualifikimi në Elite Round, Duka përshëndet arritjen e kuqezinjve të Bulkut

31/10/2022 22:14

Shqipëria U17 e drejtuar nga Ervin Bulku ia doli të kualifikohet në Elite Round të Europianit 2023, duke arritur një sukses historik, i cili u përshëndet edhe nga kreu i FSHF-së, Armand Duka nëpërmjet rrjeteve sociale.

Postimi i plotë i Dukës:
Kualifikimi i kombetares se 17 vjeçareve nje tjeter sukses historik i futbollit Shqiptar ne kete vit 2022.

Sukses i merituar i djemeve te talentuar te Kombëtares 17 vjeҫare të drejtuar nga Ervin Bulku, që arritën në Elite Round të Europianit 2023.

Një arritje e rëndësishme duke parë që kuqezinjtë e vegjël përballeshin me emra të mëdhenj të futbollit europian si Suedia, Uellsi dhe Kroacia. Tre ndeshje shumë positive që konfirmojnë edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar dhe vijimësinë e një pune intensive shumë vjeҫare që po bëhet me futbollin e moshave.

Vitin e ardhshëm i presim 3 finale të mëdha për të cilat unë jam besimplotë se do të dhurojnë paraqitje shumë të mira e do të nderojnë fanellën kuqezi.
Shumë urime ҫuna!

Top Channel