E kërkoi edhe kur luante me City-n, Real Madrid pas sulmuesit brazilian

31/10/2022 17:02

Real Madrid është duke menduar të përforcojë radhët në repartin e avancuar.

Sezonin e ardhshëm, duke njohur edhe moshën e Karim Benzema, por nisur edhe nga largimet e pritshme të Eden Hazard apo Marco Asensio, spanjollët janë të detyruar të identifikojnë lojtarin që mund të përshtatej në Santiago Bernabeu.

I preferuari i drejtuesve të Los Blancos është Gabriel Jesus që në këtë sezon po shkëlqen me Arsenal. Reali e ka kërkuar sulmuesin edhe në kohën kur braziliani ishte pjesë e Manchester City, por tashmë do t’iu duhet të bindin londinezët.

Rendimenti i Jesus deri më tani me fanellën e Arsenal është mbresëlënës teksa 25-vjeçari ka shënuar pesë gola si dhe ka asistuar shtatë herë në 16 paraqitje të tij me The Gunners.

Vlera aktuale e Jesus në transfermarkt është 65 milionë euro, por vështirë se Arsenal të lërë të largohet për një shumë të tillë aq më tepër kur ka një kontratë të vlefshme me sulmuesin deri në vitin 2027./ Super Sport

Top Channel