Milani në “black out”, Torino i shënon dy herë në fund të pjesës së parë

30/10/2022 22:16

Milani ndëshkohet dy herë nga Torino në fundin e pjesës së parë, madje brenda dy minutash lojë (35’, 37’), duke shkuar në dhomat e zhveshjes me një rezultat të keq dhe të vështirë për t’u përmbysur në fraksionin e dytë.

Në minutën e 35-të, një krosim perfekt i Lazaros u devijua me kokë nga Koffi Djidji, me topin që pasi u përplas në shtyllën e dytë, përfundoi në rrjetë.

Vetëm pak çaste më vonë, një top i gjatë i portierit të Torinos u kthye në asist për Aleksey Miranchuk, që nuk gaboi, edhe psenë një pozicion të pjerrët, me rumunin Tatarusanu që mposhtet për herë të dytë brenda pak minutash.

Top Channel