Pronat që arrijnë vlerën e 3 milionë eurove të një 31-vjeçari të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri janë konfiskuar këtë të premte.
Shtetasi E. Sh. është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, janë konfiskuar një kullotë me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë, 1 apartament me sipërfaqe 130 m2 në Tiranë, 2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë, një vilë dykatëshe me sipërfaqe 500 m2 në Peqin dhe një apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh të Kavajës.
Gjatë kësaj jave, po ashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 400.000 euro, në pronësi të një 34-vjeçari të dënuar me 13 vjet burgim në Norvegji, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikim të narkotikëve.
Top Channel