Partia Demokratike ka bërë me dije një udhëzim të shtuar në lidhje me primaret, ku bëhet me dije se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jetë data 6 nëntor.
“Në vijim të Udhezimit 11 date 24.10.2022 pika 4, ju bëjme me dije se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit te kandidatëve për Primare ne bashkite Tiranë, Durres dhe Elbasan, do te jete data 06 nentor 2022 ora 20:00, ne selinë gendrore te PDSH.
Pas ketij afati nuk do te pranohet asnje aplikim, pasi dokumentacioni do ti kaloje
Kryesise se PDSH për vlerësimin e kandidaturave.
Deget te marrin masa per përcejelljen e njoftimit te te gjithë kandidatet e interesuar duke organizuar aktivet e seksioneve dhe grupseksioneve.”
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar më 18 tetor kalendarin e primareve. Kandidatet zyrtarë të Berishës do të dalin 5 muaj para zgjedhjeve lokale. Në 18 deri 6 nëntor, do të ketë negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primaret. Në 6- 13 nëntor, Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare. Në 13 nëntor deri datë 27, fushata e primareve dhe në 4 dhjetor zhvillohen primaret në gjithë vendin.
Top Channel