Së fundmi, ylli i muzikës pop Shakira ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ozuna.
“Monotonia” brenda pak orësh ka marrë miliona klikime. Kjo këngë duket se i është dedikuar ish-it të Shakira-s, Gerard Pique pasi teksti përshtatet dhe artistja shfaqet në klip duke qarë.
Kjo këngë mesa duket ka “qëlluar në shenjë” pasi ka prekur jo vetëm Pique, por edhe partneren e tij të re. Përveç kësaj, akuzat e forta të fansave të këngëtares kolumbiane kanë bërë që Clara Chía Martí të marrë një vendim drastik. Ajo nuk do të kthehet më në Kosmos, kompaninë e Gerard-it ku ka punuar deri më tani dhe nga e cila u takua me futbollistin.
Sipas gazetarit Jordi Martin, i cili prej shumë vitesh e ndjek nga afër jetën e Shakira-s thotë: Clara nuk shkon më as në punë dhe e bën nga shtëpia. Nuk ka forcë.
Megjithatë, Martin theksoi se vendimi i Clara-s nuk duket se ka ndikuar në marrëdhënien e saj me futbollistin, i cili ditë më parë organizoi një darkë për punonjësit e kompanisë së tij të quajtur Kosmos dhe ku ajo mori pjesë dhe mund të shihej shumë e lumtur me futbollistin.
Por edhe Piqué nuk po kalon një periudhë të mirë sa i përket jetës së tij profesionale. Futbollisti 35-vjeçar është larg paraqitjes më të mirë të mundshme në fushë. Shumë nga tifozët e ekipit të Barcelonës kërkojnë që mbrojtësi të largohet nga pozicioni i tij dhe të zëvendësohet nga një lojtar tjetër.
Ndërkaq, marrëdhënia mes Pique dhe Clara Chia Marti mesa duket sa vjen e po bëhet edhe më e fortë. Ata janë të lumtur me njëri-tjetrin, duke u konsoliduar me kohën e shkurtër që kanë qenë bashkë dhe duke shmangur zhurmën e krijuar nga lajmet e ndryshme për ndarjen nga Shakira. Aq sa Pique ka marrë një vendim, sipas Jordi Martin, që do ta mërziste këngëtaren kolumbiane.
Top Channel