Te Inter nuk harrojnë, Dimarco “i tërheq veshin” Asllanit: Gaboi me Barcelonën!

26/10/2022 09:09

Mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco duket se ende nuk e ka harruar atë episod në fundin e ndeshjes ndaj Barcelonës, ku Kristjan Asllani shpërdoroi një mundësi të artë i vetëm përballë portierit Ter Stegen.

Mesfushori i kombëtares vendosi të godiste vetë kuadratin dhe nuk pasoi teksa Dimarco edhe njëherë thekson se lojtari shqiptar gaboi, megjithatë shton se nuk është nevoja që tashmë të gjithë t’i drejtojnë atij gishtin.

“Asllani gaboi në ndeshjen me Barcelonën, por tani nuk është nevoja që ne të gjithë t’i drejtojmë atij gishtin për këtë. Të gjithë lojtarët gabojnë, e rëndësishme është që të vazhdosh para dhe të bëhesh më i fortë për të vijuar përmirësimin”, tha Dimarco.

Këtë sezon, Kristjan Asllani i ka pasur të limituara minutat nga ana e trajnerit Simone Inzaghi, megjithatë kur ka zbritur në fushë ka treguar personalitet edhe pse te Interi duket se do t’ia kujtojmë gjatë shansin ndaj Barcelonës që nëse do të ishte shfrytëzuar më mirë, zikaltërit do të kishin hipotetikuar kualifikimin në 1/16-tat e Champions League.

Top Channel