Premier League/ Arsenal fiton derbin e Londrës, mposhti Chelsea me përmbysje
Rey Manaj bëhet protagonisti i Sivassporit në ndeshjen e radhës së Ligës së Parë turke, atë në transfertë ndaj Antalyaspor. Një sfidë kjo që u mbyll me fitoren 2-1 të Sivassporit me sulmuesin e kombëtares shqiptare që kishte firmën e tij te të dy golat.
Rey Manaj në minutën e 20 dhuroi një asist te Kamil Fidan i cili mposhti portierin kundërshtar duke i dhënë avantazhin skuadrës së Sivassporit. Ndërsa në minutën e 61 ishte vetë Manaj që gjeti rrugën e rrjetës teksa shënoi golin e dytë të skuadrës së tij ndërkohë që më herët në minutën e 38 Antalayaspor kishte shënuar barazimin e përkohshëm në rezultat 1-1.
Kur janë zhvilluar 6 javë nga ky sezon i ri në Ligën e parë turke, Rey Manaj ka arritur në kuotën e 6 golave të shënuar që tregon se sulmuesi shqiptar është në një formë të shkëlqyer
VIDEO asisti i Rey Manajt
VIDEO goli i Rey Manajt
Top Channel