Drejt Real Madrid-Inter/ Zënka, polemika dhe një sulm jo perfekt, Los Blancos mund të thyhen, por është dhe efekti ‘Bernabeu’
Michael Oliver kthehet të gjykojë një skuadër italiane në Ligën e Kampioneve, 8 vjet e gjysmë pas polemikave me Juventusin teksa do të jetë ai që do të gjykojë ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Interit. Arbitri anglez në atë kohë ishte protagonist në përballjen pikërisht me Los Blancos dhe Juventusin duke shkaktuar një shpërthim të portierit Gianluigi Buffon.
‘Në ndeshjen e parë nuk na u dha një penallti, ndërsa sonte arbitri pati cinizmin të thyejë ëndrrën e një skuadre. Nuk e di nëse e bëri se e ka zakon apo për mungesë personalitet, por një qenie njerëzore nuk mund të dekretojë eliminimin e një skuadre. Një person i tillë ka një bidon mbeturinash në vend të zemrës. Reali i Madridit e meritoi, por arbitri duhet të kuptonte katastrofën që po shkaktonte’-ky ishte shpërthimi i portierit të Juventusit në mbrëmjen e 11 prillit të 2018 pas ndeshjes së zhvilluar në Bernabeu e vlefshme për çerekfinalet e kompeticionit. Juventus kishte humbur në ndeshjen e parë 3-0, por barazoi gjithçka në të dytën duke e çuar ndeshjen me skuadrën e Zidane në kohë shtesë. Në çastet e fundit, Oliver akordoi një penallti në favor të Realit të Madridit për faull të Benatia ndaj Cristiano Ronaldo. Vendimi, në dukje shumë korrekt, tërboi kapitenin e Zonjës së Vjetër që u ndëshkua me karton të kuq e më pas ai shprehu frazën që mbeti e famshme. Buffon do të ketë mundësinë që vite më vonë t’i kthehet cështjes dhe të kërkojë ndjesë, por që nga ai moment Oliver është sinonim i atij që ka ‘një bidon mbeturinash në vend të zemrës’.
Duke u kthyer te ditët e sotme, UEFA e ka caktuar Michael Oliver të gjykojë sfidën mes Realit të Madridit dhe Interit, me anglezin që pas 8 vitesh e gjysmë kthehet ‘në vendin e krimit’ por tani përballë një skuadreje tjetër italiane. Klasa arbitrare për ndeshjen që do të luhet në mbrëmjen e së martës do të jetë e gjitha britanike; asistentë të Oliver do të jenë Stuart Burt dhe James Mainëaring, me Sam Barrott si arbitër i katërt. Në sallën VAR do të jetë skocesi Andreë Dallas as bashku me anglezin Michael Salisbury. Kujtojmë se çdo të mërkurë në ekranin e Top Channel do të transmetohet ndeshja më e mirë e ditë e Ligës së Kampioneve.
Top Channel