Dinamo ruan ritmin e fitoreve, blutë përmbysin Elbasanin dhe shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve
Java e tretë e Kategorisë Superiore është mbyllur me përballjen Dinamo-Elbasani, teksa në gjashtë ndeshjet e kësaj jave u realizuan 19 gola.
Egnatia mbetet skuadra e vetme me pikë të plota, ndërsa Elbasani dhe Vllaznia kanë zhgënjyer në startin e sezonit.
Me përfundimin e javës së tretë, panorama e Kategorisë Superiore ka nisur të marrë formë. Në këtë javë u regjistruan tri fitore të skuadrave pritëse, ndërsa Partizani dhe Teuta morën pikët e plota në transfertë.
Pas tri javësh kampionat, Egnatia është e vetmja skuadër që ka fituar të gjitha ndeshjet, duke grumbulluar 9 pikë dhe duke mbajtur kreun e renditjes.
Pas kampionëve në fuqi renditet Teuta, e cila me fitoren e fundit ka shkuar në 7 pikë. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova po zhvillon një start pozitiv dhe ndjek nga afër Egnatian.
Në anën tjetër, vëmendjen e tërheq situata e Elbasanit dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat, që sezonin e kaluar ishin në garë deri në fund për titullin kampion, e kanë nisur këtë edicion në mënyrë negative dhe pas tri javësh ndodhen në zonën e ftohtë të renditjes.
Elbasani ka grumbulluar vetëm 2 pikë, ndërsa Vllaznia gjithashtu e ka nisur larg pritshmërive të fillimit të sezonit.
Në fund të tabelës ndodhet Skënderbeu me vetëm 1 pikë, duke e bërë edhe më të rëndësishme javët e ardhshme për skuadrat që synojnë të largohen nga zona e rrezikut.
RENDITJA:

Top Channel