Vllaznia mund Tiranën në “Klasiken shqiptare”, Skënderbeu fundos Partizanin, paqe mes Teutës dhe Elbasanit (Renditja)
Një tjetër “klasike” mes Juventusit dhe Milanit mbyllet në barazim.
Në një ndeshje të ekuilibruar, diferencën e bënë lojtarët e ardhur nga stoli, me Gatti-n që shpëtoi bardhezinjtë dhe Cisse-n që gjeti menjëherë rrjetën për kuqezinjtë. Por nëse mbrojtjet zhvilluan një ndeshje pozitive, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për disa nga yjet e sulmit dhe mesfushës që zhgënjyen totalisht.
Më poshtë, vlerësimet e plota për lojtarët e të dyja skuadrave:
VICARIO 6 – E sheh Cisse-n t’i shfaqet në zonën e vogël papritur, sepse para kësaj praktikisht nuk i kishte bërë pis dorezat.
KALULU 6 – E mban mirë fushën dhe ofrohet shpesh përpara.
BREMER 6.5 – Nuk i lëshon asnjë hapësirë Gonzalo Ramos.
LUCUMI 6 – Bën detyrën e tij pa asnjë gabim.
CELIK 5.5 – Moreira i bën thjesht “gudulisje”, por është mungesë e tij kur Chukwueze gjen Cisse-n me asistin fitues.
GATTI 7 – Shpëton Juven me kokë. Si qendërsulmues i shtuar tregohet shumë më i rrezikshëm se Kolo Muani.
LOCATELLI 5.5 – Luan pastër, por më pas ka përgjegjësi te goli i Cisse-s që e nxjerr jashtë ritmit.
DOUGLAS LUIZ 5.5 – Fillon mirë me një regji të kujdesshme, por më pas humbet në fushë. (Nga 75′ Woltemade 6 – I gjallë, meriton vëmendje).
CONCEICAO 6.5 – I papërmbajtshëm, bindshëm lojtari më i rrezikshëm. Në pjesën e parë detyron Maignan të bëjë dy pritje jo banale, ndërsa në të dytën godet shtyllën. (Nga 88′ Zhegrova – Pa notë).
NICO GONZALEZ 6 – Fillon mirë, në minutën e 11-të një depërtim i bukur i tij impenjon Maignan, por më pas bëhet shumë i paqëndrueshëm. (Nga 63′ Koopmeiners 6.5 – Ka meritën që gjen kokën e Gatti-t dhe jep asistin e golit të barazimit).
ALAJBEGOVIC 5.5 – Tregon disa shkëndija interesante, por zhduket në pjesën e dytë. (Nga 63′ Boga 5.5 – Jep shumë pak).
KOLO MUANI 4 – Nuk e godet asnjëherë saktë. Humbet një sasi të pabesueshme topash dhe e vetmja gjë e mirë që bën është një top i bukur për Conceicao-n.
Trajneri:
SPALLETTI 6.5 – Goli i barazimit bardhezi vjen ekskluzivisht nga zëvendësimet e tij: krosim i Koopmeiners dhe finalizim nga Gatti.
MAIGNAN 6.5 – Amortizon mirë dy gjuajtje të majta të Conceicao-s. Në pjesën e dytë, fati dhe shtylla e shpëtojnë nga një goditje e portugezit.
GILA 6.5 – Solid dhe autoritar në prapavijë. Detyrohet të lërë fushën pas një goditjeje në gju. (Nga 87′ Terracciano – Pa notë).
DE WINTER 7 – Nuk gabon asgjë. Mbyllje të sakta dhe një kohëzgjatje e përsosur në ndërhyrje. “Mur” i vërtetë.
PAVLOVIC 6 – Bën një ndeshje të ndershme në “llogore”, duke luftuar fort me sulmuesit kundërshtarë.
MOREIRA 4.5 – Shumë konfuz dhe i pasaktë. Humbet pafund topa dhe kur gjen hapësirë për të krosuar, pothuajse gjithmonë e dërgon topin jashtë mase. (Nga 60′ Chukwueze 6.5 – Jep një hapje fantastike për golin e Cisse).
MUSAH 5 – Humbet një sasi të madhe topash në mesfushë, edhe pse vrapon dhe sakrifikon sa për dy lojtarë.
MODRIC 6 – Regji e pastër, por disi anonime. Nuk bën gabime, por i mungojnë shkëndijat që priten prej tij. (Nga 81′ Jashari – Pa notë).
ESTUPINAN 5.5 – Një paraqitje pa lavdi dhe pa ndonjë gabim flagrant. Ndeshje normale.
RABIOT 5 – Luan me teprime dhe nuk lë asnjëherë gjurmë. Kulmi vjen kur i dhuron Juventusit një goditje këndi nga një pasim mbrapa i pakuptueshëm. (Nga 60′ Loftus-Cheek 5 – Shton fizikalitetin në mesfushë, por surprizohet rëndë nga Gatti me rastin e golit të barazimit).
SAELEMAEKERS 5 – Duket shumë pak në fazën e ndërtimit të lojës dhe shpërdoron mjaft topa. (Nga 60′ Cisse 7 – Topin e parë që prek, e dërgon në rrjetë. I ftohtë dhe i saktë para porte; qyteti i Torinos i sjell fat, pasi aty i kishte shënuar edhe granatave golin e parë).
RAMOS 5.5 – Lëviz në të gjithë frontin e sulmit, por në asnjë moment nuk arrin të “thumbojë” mbrojtjen bardhezi.
Trajneri:
AMORIM 6 – Skuadra e tij e ka marrë tashmë një fizionomi të caktuar dhe është vendosur mirë në fushë, por fatkeqësisht, vuan jashtë mase për të ndërtuar aksione dhe raste të pastra për gol.
Top Channel