Mbappé nuk mundet më me Neymarin në skuadër. “Ylli” francez ka kërkuar edhe një herë që braziliani të mos vazhdojë më gjatë te PSG, pasi konsideron se sjellja e tij është mjaft e dëmshme për pjesën tjetër të bashkëlojtarëve.
Francezi, kur firmosi rinovimin e kontratës, kërkoi një model menaxhimi të bazuar veçanërisht në rigorozitet, diçka që nga këndvështrimi i francezit Neymar nuk e respekton. Kjo është kryesisht për shkak të sjelljeve të tij të padisiplinuara, që klubi ia ka lejuar gjatë gjithë këtyre viteve.
Rinovimi i kontratës së brazilianit ishte gjithashtu diçka që Mbappé nuk e kishte parashikuar. Sipas “El País”, zgjatja e kontratës së tij deri në vitin 2027 e zhgënjeu shumë Kylianin, i cili priste që braziliani të largohej menjëherë nga PSG.
Për ta kënaqur Mbappenë, Nasser Al-Khelaïfi u përpoq me të gjitha mënyrat të hiqte qafe Ney-n. Megjithatë, asnjë klub nuk bëri ofertë për brazilianin, sepse ishte një operacion shumë kompleks.
Top Channel