Zgjedhjet shkaktojnë përherë të pakënaqur jo vetëm në politikë, por edhe në fusha të tjera. Dhe ata janë humbësit.

Një grup përmbaruesish privatë kanë kundërshtuar në gjykatën civile votimin për të zgjedhur si kryetar Tedi Malavecin, një proces që është miratuar edhe nga Ministria e Drejtësisë.

22 përmbarues nga 144 të licenuar në shkallë vendi, pretendojnë përmes padive të veçuara nga njëri-tjetri se në datën 24 shtator, mënyra se si u zgjodhën organet drejtuese të përmbarimit privat janë në shkelje të ligjit. Për këtë, ata i kërkojnë gjykatës që të marrë masë sigurimi duke mos e njohur kryetarin, që nënkupton zgjedhje të reja për këtë komunitet. Por disa nga paditë janë pushuar nga gjykata.

Megjithatë, mes paditësve, bie në sy prezenca e rivalëve me Malavecin.

 “Janë shpërndarë të gjashta paditë te gjashtë gjyqtarë, nuk mund të themi se çfarë ndodh më pas”, thotë Donald Xhelili.

Procesverbalët tregojnë se votimi u krye i fshehtë dhe në total morën pjesë 125 përmbarues privatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA