Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim kërkon heqjen e imunitetit të Ballkut: SPAK-un shqiptarët e besojnë, por pavarësia nuk është se sigurohet menjëherë
Një 33-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 19-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Kryeluzaj.
Policia sekuestroi pistoletën e dyshuar si dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, ndërsa ngjarja u parandalua të përshkallëzohej falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë.
Njoftimi i policisë:
Kanosi me armë zjarri pistoletë, 19-vjeçarin me të cilin u konfliktua, në fshatin Kryeluzaj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Sekuestrohet pistoleta e dyshuar e përdorur për kanosjen, të cilën autori e kishte fshehur afër vendit të ngjarjes, si dhe municion luftarak i kalibrave të ndryshëm.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbrëmjen e djeshme, pasi morën informacion se një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, gjatë një konflikti, në fshatin Kryeluzaj, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit të koduar “Reaction”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-A. H., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një subjekt, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”, ka kanosur me armë zjarri shtetasi D. T., 19 vjeç, banues në fshatin Kryeluzaj.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën, të cilën 33-vjeçari e kishte fshehur afër vendit të ngjarjes, në fshatin Kryeluzaj. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës sasi municioni luftarak i kalibrave të ndryshëm.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel