Detaje nga plagosja me thikë në Pogradec, sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve, arrestohet autori

21/09/2026 10:37

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me thikë ditën e sotme në Pogradec.

Korrespodentja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve, Blerim dhe Minir Çela

I plagosuri, Blerim Çela është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plagë në shpatull.

Sakaq autori, Minir Çela, është shoqëruar nga forcat e policisë dhe po dërgohet në komisariatin e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 09:00, në fshatin Proptisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Ç. 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Ç., 48 vjeç, i cili u transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vijuar kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i kontrolleve, është kapur në fshatin Proptisht, autori i dyshuar, shtetasi B. Ç., i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel