
Bastisen disa OJQ që bashkëpunuan me USAID-in në Serbi
25/02 17:11
Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rinj U20 & U23 do të zhvillohet në Shqipëri nga data 16 deri në 25 tetor.
Pasditen e djeshme në prani të qindra të rinjve, në pallatin e sportit ”Ramazan Njala” u zhvillua ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm sportiv që organizohet në qytetin e Durrësit. Në ceremoni merrnin pjesë drejtuesit e Federatës Europiane të Peshëngritjes, asaj shqiptare dhe komitetit olimpik, si dhe drejtues të lartë vendorë dhe qendrorë.
Sportistë dhe trajnerë nga e gjithë Evropa do të përballen mes tyre në sportin e peshëngritjes për të rinj për të thyer rekordet e vendosura më parë dhe fituar kampionatin në kategoritë përkatëse.
Top Channel