05/01 15:47
Fitorja në derbi është gjithmonë e rëndësishme, sidomos nëse vjen pas një periudhë të vështirë të mbushur plot kritika.
Juventusi fitoi 0-1 ndaj Torinos falë golit të Dusan Vlahovic 16 minuta përpara fundit të takimit.
Sulmuesi 22-vjeçar devijoi një top në shtyllën e dytë pas goditjes me kokë të brazilianit Danilo dhe nisi festën me shokët e skuadrës. Bardhezinjtë menaxhuan minutat e mbetura, duke u rikthyer te suksesi në Serie A pas humbjes ndaj Milanit.
Fitore tepër e rëndësishme për Juventusin dhe çlirim për trajnerin Max Allegri. Me triumfin e sotëm, rekordmenët e futbollit italian janë ngjitur përkohësisht në vendin e shtatë në kampionatin italian me 16 pikë.
/ Super Sport
Top Channel