Stilistja e njohur Victoria Beckham ndezi spekulimet për divorc ditët e fundit kur fansat vunë re se ajo kishte hequr tatuazhin me inicialet e bashkëshortit, David Beckham, nga kyçi i dorës.
Por Victoria i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve duke shprehur në emisionin “Today” se:
“Unë i kisha këto tatuazhe shumë kohë më parë dhe thjesht nuk dukeshin më bukur në dorën time ndërkohë që bashkëshorti dhe djemtë e mi kanë tatuazhe shumë të bukura. Të miat ishin pak të trasha dhe thjesht nuk ishin aq të bukura. Nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq. Mediat filluan të spekulojnë, se a u ndava nga burri im? Jo, thjesht nuk po më pëlqente më tatuazhi, është kaq e thjeshtë”.
Kujtojmë që çifti u takua për herë të parë në 1997 dhe u martuan në 1999. Ata kanë katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. David dhe Victoria Beckham janë ende një çift i fuqishëm dhe të dy kanë ndikim në sipërmarrjet e biznesit. Mirëpo, duket se një nga bizneset në të cilin Victoria ka investuar më shumë, nuk po arrin rezultatet e dëshiruara.
Kompania e veshjeve të Victoria Beckham ka hasur në probleme për shkak të një shume të madhe parash. Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, kompania e krijuar nga këngëtarja e veshjeve të nivelit të lartë ka borxhe që shkojnë deri në 64 milionë dollarë.
Gazeta ilustron se shumë nga linjat e veshjeve të Victoria Beckham dhe biznesi i ri që ajo ndërmori në lidhje me make-up pati humbje në vitin 2020 prej 7.8 milionë dollarësh. Dy vjet më parë, Victoria Beckham humbi 15.6 milionë dollarë.
Top Channel