Aubameyang: Nuk e prisja një Milan kaq të fortë, një lojtar i tyre ma heq trurin

06/10/2022 14:09

Pierre Emerick Aubameyang ishte një nga autorët e golave në ndeshjen Chelsea-Milan (3-0). Sulmuesi afrikan ndëshkoi ish-ekipin e tij dhe gjeti golin e parë europian me “Blutë e Londrës”.

33-vjeçari ka një të kaluar si milanist. Vite më parë aktivizohej me ekipin e dytë, duke mos ia dalë të kalonte kurrë tek ekipi i parë. Pas disa huazimeve, kuqezinjtë e shitën 1.8 milionë euro te St Etienne në janarin e vitit 2012.

Auba komentoi triumfin e rëndësishëm përballë kampionëve të Italisë, emocionet e përballjes me Milanin, ndërkohë që thuri elozhe për Rafael Leaon. “Jemi të lumtur, pasi fituam duke luajtur mirë.

Ishte e mrekullueshme të luaja kundër Milanit pas gjithë këtyre viteve. Më vjen mirë që shënova. Sipas Super Sport në kohën kur unë isha pjesë e Milanit ishte shumë e vështirë për të gjetur hapësira, pasi ekipi kishte lojtarë të jashtëzakonshëm.

Fitorja? Milani është një skuadër e vështirë për t’u përballur, ata luajnë realisht një futboll shumë të mirë. Patëm intensitetin e duhur për t’i thyer. Të them të drejtën, unë nuk e prisja një Milan kaq të fortë.

Leao është një futbollist i jashtëzakonshëm, me të vërtetë mbresëlënës. Ai është shumë i shpejtë dhe i fuqishëm, mund të bëjë diferencën në çdo moment. I pabesueshëm!”, theksoi Aubameyang.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA