Gjykata e Elbasanit vendosi dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të Pjerin Xhuvanit.
Gjyqtarja Idush Maliqi vendosi dërgimin për gjykim të çështjes edhe për dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit dhe efektiveve Shqiponja.
Gjykata vendosi pushimin pjesërisht të çështjes për anëtarët e strukturës së mbrojtjes së votës në PD të cilët akuzoheshin për “heqjen e lirisë”.
Vendimi i gjykatës është i paapelueshëm.
Pavarësisht kërkesës së avokatit për rishqyrtim të akteve të ekspertizës gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim.
Avokati Mirash Martini tha:Nuk komentohet vendimi i gjykatës aq më tepër që është i paapelueshëm.
Si ndodhi vrasja?
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS-së, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetë-dorëzua si autor i krimit Arbër Paplekaj, shoqërues i drejtuesit politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhit.
Paplekaj, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.
Top Channel