Mirlind Daku ndodhet në formë shumë të mirë sportive. Sulmuesi nga Gjilani është pjesë e sllovenëve të Mura-s prej muajit shkurt, ndërkohë që në sezonin e ri e ka nisur shumë mirë.
24-vjeçari numëron 9 gola me ekipin e tij: 7 në kampionat (golashënuesi më i mirë) dhe 2 në Conference League. Në një lidhje direkte me emisionin “Koha Shtesë” në SuperSport, Daku u ndal edhe te mungesa e ftesës nga përfaqësuesja e Kosovës.
“Jam i kënaqur me këtë stinor që kam nis dhe me formën personale, por nuk mund të thuhet edhe për formën e skuadrës. Do të jetë një stinor i mirë për mua, pasi e nisa stinorin mirë, dhe besoj që do të jetë në vazhdimësi i mirë deri në fund”.
A ka ndryshime në mes kampionatit kroat dhe ate slloven? “Ndryshime ka shumë në mënyrën e lojës në dy kampionate. Kampionati kroat nuk është shumë më mirë se ai slloven, ndoshta për një nuancë është më e mirë, por ka të bëjë me besimin që kam unë këtu te Mura.
Është një ndjenjë e veçantë për mua që një shtet dhe një kampionat flet për mua, si golashënuesin më të mirë të kampionatit, por për mua është e rëndësishme se po e përfaqësoj shtetin tim”.
I pyetur nga Koha Shtesë (Taulant Dajaku). Shtatë gola te Mura, e je befasuar ti personalisht dhe klubi që nuk ke marr ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës, sepse ti përfërsisht luan gati njëjtë me Vedat Muriqin, sepse luan mirë me kokë dhe vrapon shumë?
“Nuk më ka kontaktuar mua askush përkundër formës të mirë, askush nga FFK (Federata e Futbollit të Kosovës). Nuk jam shumë zhgënjyer, por në të kundërtën, vetëm sa më rritet edhe më shumë motivi për të punuar dhe luajtur.
Në grumbullimet e radhës unë pres ftesë nga Kosova, dhe nëse nuk më ftojnë, unë gjithmonë jam tifoz i tyre. Nuk mundem askënd ta detyrojë të më ftojë, dhe nuk do të luaj për asnjë shtet tjetër përveç Kosovës, andaj pres në çdo moment ftesën nga Kosova”.
Për fund ai tha se kam ndikuar që të vijë tek ekipi Mura edhe mbrojtësi kosovar, Leart Sadriu.
Top Channel