Të papërmbajtshëm ishin dardanët në mbrëmjen e kësaj të hëne në ndeshjen përballë Qipros në “Fadil Vokrri”. Kosova dominoi të gjithë sfidën dhe arriti të merrte një fitore të thellë 5-1.
Dardanët nisën serinë e golave në minutën e 22’ me Muslijan, ndërsa në minutën e 45+1’ ishte Rudhani ai që arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.
Edhe në pjesën e dytë ishin vendasit ata që diktuan ritmin, ndërsa në minutën e 46’ Rashani realizoi golin e tretë për Kosovën, Muriqi realizoi golin e katërt në minutën e 52’.
Qipro mundi të gjente rrugën drejt rrjetës vetëm një herë në minutën e 81’ me Roberge. Megjithatë Muriqi do të realizonte golin e dytë personal dhe të pestin për dardanët në minutën e 84’.
Pas këtij takimi Kosova mban vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C në Nations League me 9 pikë, 6 më pak se Greqia e vendit të parë.
Kosovë-Qipro (5-1)
Nations League
84’-Goool! Kosova e papërmbatjshme, pas një asisti nga Rashica Muriqi shënon golin e pestë për dardanët.
82’-Gool! Çfarë perle nga Roberge, Qipro gjen rrugën drejt rrjetës.
52’- Goool! Kosova bën “poker”, Muriqi shtang Qipron.
46’-Goool! Rashanit i mjaftojnë vetëm 45 sekonda nga startimi i pjesës së dytë për t’i dhuruar golin e tretë Kosovës.
Mbyllet me rezultatin 2-0 pjesa e parë e Kosovë-Qipro.
45+1’-Goool! Super aksion nga Kosova, Rudhani kalon mbrojtjen e Qipros dhe realizon një goditje perfekte në portë.
37’-Kosova shumë pranë golit e dytë, por Rashani shpërdoron një mundësi të artë.
22’-Goool! Kosova merr avantazhin falë perlës së Muslijas.
15’-Kosova humbet një tjetër rast të mirë, Muslija nuk ia del ta dërgojë topin në kuadrat.
09’-Zeneli humbet një super rast për të shënuar, duke i mohuar avantazhin Kosovës.
Starton sfida Kosovë-Qipro në “Fadil Vokrri”.
Top Channel