TikTok mund të detyrohet t’i paguajë një gjobë $30 milionë agjencisë britanike të mbrojtjes së të dhënave, pasi platforma e shpërndarjes së videove nuk ka mbrojtur por ka shpërndarë e përpunuar të dhënat private të të miturve të shumtë që e përdorin.

Hetimi i autoritetit britanik zbuloi se platforma ka shkelur ligjet e vendit me mbledhjen e përpunimin e të dhënave të fëmijëve nën 13 vjeç pa miratimin e të prinderve.

Ajo gjithashtu nuk ka vepruar në mënyrë të saktë e transparente me të dhënat, ndërsa ka përpunuar “një kategori të veçantë të dhënash” pa arsyet ligjore për ta bërë.

Por TikTok nuk do të jetë i detyruar të paguajë gjobën pasi ka marrë vetëm një “njoftim objektivi” nga rregullatori britanik për zbulimet.

Shkeljet e privatësisë së TikTok llogaritet se kanë ndodhur prej majit 2018 deri në korrik 2020.

“Ne duam që fëmijët tanë të mësojnë nga eksperienca në botën dixhitale por me mbrojtjen e duhur të të dhënave të tyre. Kompanitë e shërbimeve dixhitale kanë detyrë ligjore të mbrojnë të dhënat dhe TikTok nuk e ka bërë këtë,” tha komisioneri britanik i informacionit John Edwards.

Edwards shtonte se përveç TikTok, agjencia po heton dhe rreth 50 shërbime të tjera online që dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes së të dhënave të fëmijëve.

Rregullatori financiar britanik paralajmëronte klientët e TikTok kundër “influencuesve” që jepnin “këshilla” për të luajtur në bursat e aksioneve, për të ashtuquajtura “investime” në kriptovaluta apo ‘forex trading’.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA