Dëmtimi ndaj Iranit fatal për mbrojtësin e Barcelonës, i duhet të operohet

26/09/2022 18:05

Mbrojtësi Ronald Araujo me siguri do ta arkivojë si një kujtim tejet të hidhur miqësoren e kombëtares së tij, Uruguajit ndaj Iranit.

Megjithatë, ky opsion së fundmi po humbet kuota pasi pritet që 23-vjeçari t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe nëse kjo alternativë kthehet në realitet atëherë Araujo do të humbasë pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit me Uruguajin. Super Sport shkruan se koha e rikuperimit do të ishte minimalisht dy muaj, ndoshta edhe tre duke e bërë të pamundur prezencën e tij në Kupën e Botës.

Sigurisht, një lajm tejet i keq për përfaqësuesen amerikano-latine duke qenë se Araujo konsiderohet një titullar ndërsa në këtë mes e pëson edhe Barcelona me trajnerin Xavi Hernandez që e preferonte shumë shtatlartin pasi ofronte siguri në qendër të mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA