Cikalleshi: Ishim të shkatërruar emocionalisht, të qëndrojmë të bashkuar!

26/09/2022 16:57

Sokol Cikalleshi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Islandën ku theksoi se ekipi duhet të ndërprejë gabimet pasi po penalizohet shumë ndërsa bën thirrje që në këtë moment të vështirë të jenë të gjithë të bashkuar.

Nesër është një ndeshje e rëndësishme për ta mbyllur në vendin e dytë. Me De Biasin kemi pasur një futboll më difensiv, atëherë thonin pse nuk shënojmë ndërsa tani kemi pasur edhe një skemë më ofensivë dhe kemi dalë më tepëqr para porte. Kemi shënuar, por futbolli nuk është vetëm mbrojtje apo sulm, por është komplekse dhe duhet të funksionojnë të gjitha reapartet. Duhet të bëjnë analizë edhe lojtarët. Të gjejmë harmoninë, jemi ekip i vogël dhe vetëm me dëshirë e pasion mund të arrijmë gjëra të mëdha. Situata nuk është e mirë. Ne do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Vetëm duke qenë bashkë mund të arrijmë, eliminatoret e Eruropianit janë afër dhe është e rëndësishme të jemi bashkë edhe me tifozët.

Sa mbaroj ndeshja në Izrael ishim të shkatërruar emocionalisht, bisedat vazhdojnë ende për atë që ndodhi. Nuk mund të drejtojmë gishtin te një lojtar në veçanti, gabimet ndodhin në futboll por të mos na ndodhin vetëm ne. Ne të “vjetrit” duhet të jemi mbështetës për të gjithë, të jemi dashamirës. Kombëtarja është krenari dhe duhet mbështetur, ne do të bëjmë më të mirën. Në mos Cikalleshi, dikush tjetër. Kombëtarja i ka dhënë shumë Cikalleshit dhe të tentojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë”.

Detyrim fitorja për tifozët? “Është një ndeshje që e kemi mundësinë për ta fituar, të rregullojmë detajet dhe t’ia lemë fushës. Kjo është një ndeshje për moral, për të treguar që mund të ringrihemi që kombëtarja të jetë aty ku e meriton”, u shpreh Cikalleshi./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA