Drejtori i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë, Ali Rasha, u arrestua sot për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Magazinieri pranë UBT-së, shtetasi me iniciale A.Ç. ka kallëzuar në polici shkeljet që janë bërë në një tender me Gjelbërimi sh.p.k.
Mallrat që kanë hyrë në magazinë, denoncon A.Ç. nuk janë në përputhej me procesverbalin. Magazinieri thotë se Rasha i ka kërkuar ta firmosë dokumentet në mirëbesim të plotë, pasi pjesa tjetër e mallir do të vijë së shpejti.
Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë.
“Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli për shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për vjedhje, korrupsion dhe shpërdorim detyre me këtë tender, janë vënë në pranga dhe katër punonjës të tjerë të Universitetit Bujqësor, Tahir Ballgjini me detyrë përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë dhe Ahmet Mejdani me detyrë magazinier në magazinën qendrore të UBT-së.
Top Channel