Qazim Laçi po shijon aventurën e parë në Ligue 1.
Mesfushori i Ajaccios foli për shtypin përpara sfidës ndaj Izraelit (24 shtator) në Nations League, aty ku deklaroi se objektivi në transfertën izraelite është fitorja, i vetmi rezultat që mban kuqezinjtë e Edi Rejës në garë për kreun e grupit.
“Besoj se mund t’i jap shumë fuqi ekipit, të kontrollojmë topin dhe ekipi të jetë më shumë agresiv. Të bëjmë presing sa më sipër që të fitojmë sa më shumë topa në zonën e Izraelit, pasi edhe trajneri dëshiron këtë stil loje. Këtë do mundohem të bëj edhe unë.
Konkurrenca? Çdo lojtar në rolin tim do mundohemi të jemi të gjithë gati. Në mesfushë ka shumë lojtarë për momentin, të gjithë po përgatiten shumë mirë për këtë ndeshje që duhet ta fitojmë.
Presioni? Do kemi presion për të fituar ndeshjen, por nuk kemi presion për momentin. Ekipi po punon mirë, jemi gati të ikim në Izrael dhe të fitojmë ndeshjen, me objektivin për të fituar grupin. Do japim maksimumin, kemi vlera dhe dëshirë për të marrë tre pikët. Besoj se ky grup e meriton të marrë vendin e parë.
Ajaccio? Jam shumë i kënaqur, pasi kishte disa vite që ekipi po punonte mirë dhe po luftonte për të dalë në elitën e futbollit francez. Kam 6 vite, ia arrita qëllimit, jam shumë i kënaqur. Të gjithë lojtarët e Kombëtares luajnë në nivele të mira, kjo rrit konkurrencën dhe përmirëson ekipin.
Taktikat? Kemi disa lojtarë të rëndësishëm që e kanë ndihmuar ekipin. Trajneri ka bërë disa skema ndryshe, do mundohemi të bëjmë më të mirën. Edhe të rinjtë do japin maksimumin për të fituar ndeshjen ndaj Izraelit. Një sfidë shumë e fortë sa i përket anës fizike, por edhe faktit që kemi humbur ndeshjen e parë ndaj tyre”, përfundoi mesfushori dibran./ Super Sport
Top Channel