Super goli i Uzunit, sulmuesi “kuqezi” i dhuron avantazhin Granadas

17/09/2022 22:58

Myrto Uzuni është duke kaluar një nga momentet më të mira në karrierë.

Shqiptari realizoi një super goditje në minutën e 44’, duke shkuar në kuotën e 5 golave deri më tani në këtë sezon të La Liga 2.

Ndeshja Granada-Mirandes është duke u luajtur në “Estadio Nuevo Los Carmenes” dhe rezultati i kësaj përballjeje deri më tani është 1-0.

Muajin gusht Myrto Uzuni u shpall golashënuesi i La Liga 2, ndërsa duket se dhe në shtator sulmuesi shqiptar është duke bërë shumë mirë./ Super Sport

Top Channel