Leo Messi bëhet president, blen klubin katalanas që nxjerr talente të spikatur 16/04 17:32
Jordi Cruijff me një rol të ri te Barcelona.
Djali i legjendës holandeze të katalanëve, Johan Cruijff, ka marrë detyrën e drejtorit sportiv të klubit blaugrana, që njoftoi marrëveshjen pikërisht gjatë ditës së sotme.
Jordi Cruijff ka veshur fanellën e Barcelonës edhe si futbollist në periudhën 1993-1996, teksa u rikthye te katalanët sezonin e kaluar, si drejtor i Sektorit ndërkombëtar të Futbollit.
Ndërkohë, Criujff ka dhënë një kontribut të madh edhe në merkato, ndaj ka merituar emërimin edhe zyrtarisht në postin e drejtorit sportiv të klubit katalan./ Super Sport
Top Channel