1 gol çdo 52 minuta, statistikat e “frikshme” të Haaland

17/09/2022 22:46

Erling Haaland rezultoi një super goditje e merkatos së verës nga Manchester City.

Norvegjezi ka shënuar plot 11 gola në shtatë ndeshje, duke heshtur të gjithë kritikët.

Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i Premier League në këtë sezon, ndërsa ka statistika të frikshme.

Deri më tani, Haaland ka zhvilluar 574’ minuta lojë në Premier League, pra sulmuesi ka një mesatare 1 gol çdo 52 minuta.

Nëse ruan këtë ecuri, Haaland mund ta mbyllë sezonin me 60 gola të shënuara vetëm në kampionat./ Super Sport

Top Channel