Flet një nga mjekët që i shpëtoi jetën tifozit: Nuk do t’ia kishte dalë kurrë nëse…

13/09/2022 09:40

Sulmi në zemër që pësoi një tifoz gjatë sfidës Cadiz – Barcelona (përfundoi 0-4) detyroi gjyqtarin e njohur Del Carlos del Cerro Grande të ndërpriste ndeshjen për t’i ardhur në ndihmë të sëmurit.

Sergio Salgado, një nga mjekët që mori pjesë në ndërhyrjen për rikthimin në jetë të spektatorit ka publikuar të hënën një postim në llogarinë e tij personale në Twitter ku ka sqaruar shumë nga detajet e ndodhura në ato minuta ankthi. SuperSport shkruan se ai siguroi se, vetëm me pajisjet mjekësore të stadiumit, spektatori nuk do të ishte gjallë sot.

“Në stadiumin e Cádizit duhet të ketë një pajisje shëndetësore të vetëmjaftueshme dhe të mos varet nga burimet e jashtme “për të hequr gështenjat nga zjarri”. Vetëm me mjetet që ndodheshin në stadium, ai pacient nuk do t’ia kishte hedhur kurrë”.

Por klubi andaluz nuk ishte i vetmi objektiv i kritikave të këtij mjeku. Në të njëjtën deklaratë, ai zbuloi se pajisjet e përdorura për të ringjallur spektatorin ishin marrë hua pa pëlqimin e një punonjësi tjetër shëndetësor, i cili vendosi të kujdesej për një kameraman, të cilit i kishte rënë të fikët disa minuta më vonë, duke rrezikuar seriozisht transferimin jashtë stadiumit të personit që pësoi sulm në zemër.

Top Channel