Everton zyrtarizon portierin e ri, firmos me portierin zvicerian

13/09/2022 16:20

Everton ka zyrtarizuar transferimin e Eldin Jakupovic.

Drejtuesit e klubit u detyruan për të gjetur një alternativë në portë, pasi së fundmi janë dëmtuar Jordan Pickford dhe Andy Lonergan. Jakupovic së fundmi ishte pjesë e Leicester City, megjithatë me përfundimin e sezonit, zviceriani u largua pasi kontrata e tij me “Dhelprat” përfundoi.

Jakupovic forcon opsionet  për rolin e portierit  te Evertonit, pasi Pickford  pritet të jetë jashtë deri në fund të këtij muaji për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në barazimin 0-0 në derbi me Liverpool në Goodison Park me 3 shtator.

37-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Hull City, Lokomotiv Moscoë dhe Grasshoppers. Everton ende nuk e ka arritur fitoren e parë në Premier League, pasi deri më tani në gjashtë javë skuadra e Frenk Lampard, ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar katër ndeshje. Sfida e rradhës për Everton do të jetë në Goodinson Park, ku do të përballen me Ëest Ham.

Top Channel