Barça detyrohet të ulë pretendimet për kartonin e Griezmannit, gati marrëveshja me Atleticon

13/09/2022 11:29

Në aventurën e tij të dytë tek Atletico e Madridit, Griezmann po përjeton një situatë të pazakontë, pasi 31-vjeçari është i detyruar të luajë jo më shumë se 30 minuta.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Atlético dhe Barcelona po punojnë për të zhbllokuar situatën e pazakontë që po përjeton sulmuesi francez.

Raportimet  tregojnë se dy klubet janë afër një marrëveshjeje për 25 milionë euro. Një shifër mjaft e vogël krahasuar me 40 milionët e kërkuara fillimisht nga Barça.

Griezmann është i lumtur në Madrid, megjithatë dëshiron të luaj më shumë minuta dhe të rikthehet protagonist absolut, pasi edhe Botërori “Katar 2022” është afër.

SuperSport shkruan se bisedimet po shkojnë në rrugën e duhur dhe çështja “Griezmann” pritet të zgjidhej pas pushimit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Në pesë javët e para të La Ligas dhe në sfidën e parë të Champions League, Griezmann ka një mesatare jo më shumë se 28 minuta lojë për takim. Francezi deri më tani ka shënuar tre gola.

Top Channel