Salihamidzic paralajmëron Bayernin para Barçës dhe bën një apel për tifozët

12/09/2022 20:30

Tri barazime radhazi në kampionat kanë zbehur disi entuziazmin te Bayerni i Mynihut, që nesër në mbrëmje do të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, me synimin për të marrë një tjetër fitore.

Në prag të sfidës, ka folur drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, i cili deklaroi se për të marrë fitoren ndaj katalanëve, ka nevojë për dy apo tre marshe më shumë sesa ndaj Stuttgartit, teksa bëri edhe një apel për tifozët.

“Ndaj Stuttgartit e lamë shpejt lojën, pasi ndoshta lojtarët nisën të mendojnë për ndeshjen me Barcelonën dhe harruan që duhej të luanin deri në fund. Ndaj katalanëve do të jetë një sfidë e vështirë dhe për të marrë fitoren, duhet të shtojmë dy apo tre marshe. Ata janë në formë dhe pastaj kanë edhe Lewandowskin. Shpresoj që tifozët të mos e vërshëllejnë, pasi ai ka shënuar shumë për ne dhe ka fituar shumë trofe me Bayernin”, deklaroi Salihamidzic./Super Sport

Top Channel