Kampionati i Çiklizmit, shpallen fituesit e garave të gjata

12/09/2022 20:07

Kampionati Kombëtar i Çiklizmit ka ulur siparin me rezultate mjaft të mira për çiklistët e kategorive të ndryshme, nga kadetët deri tek mosha U23 elitë.

I zhvilluar në një itinerar rreth qytetit të Belshit dhe të fshatrave përreth kjo e kushtëzuar edhe nga niveli i qarkullimit rrugorë më i ulët, në dy ditët e garës u zhvilluar disiplina e kronometrit dhe ajo e rezistencës.

Me pjesëmarrjen e 51 çiklistëve nga 10 klubet shqiptare dhe çiklistëve shqiptarë pjesë e klubeve të huaja, më i shpejti për kategorinë U23 elitë u shpall çiklisti i njohur Ylber Sefa i cili përshkoi distancën e 167.4 km një trajketore me iternerarin Belsh-Grekan-Deshiran-Dragot-Dumre-Kodra Lulut, me kohën 4 orë 13 minuta e 8 sekonda duke lënë pas Mikel Demirin dhe Brikel Barcin.

Ndërkohë që surpriza e këtij kampionati ishte Nilia Kebetaj e cila në kategorinë e femrave ishte e vetmja që mbylli garën e rezistencës e cila ishte e një distance prej 73.5 km dhe ajo e mbylli në kohën 2 orë 30 minuta e 12 sekonda, duke konfirmuar formën e saj të mirë pas titullit kampione te rajonit të Toskanës në Itali.

Ndërkohë në kategorinë e kronometrit për moshën U23 elitë më i shpejti u ishte Ylber Sota i cili distancën 36 km e përshkoi për 50 minuta e 59 sekonda.

Top Channel