Ishi i Barcelonës dhe Atletico Madrid e mbyll me futbollin në moshën 35-vjeçare

12/09/2022 21:00

Arda Turan ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli.

35-vjeçari, ishi i Barcelonës dhe Atletico Madridit, ishte një lojtarë i lirë në përfundimin e sezonit të kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Galatasaray, por gjatë verës, Arda nuk gjeti asnjë skuadër të re dhe në këto kushte ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

Turan e nisi karrierën te Glatasaray si profesionist ne sezonin 2004-2005 dhe e mbylli pikërisht në “shtëpi” dhe në total ai zhvilloi 533 ndeshje dhe realizoi 90 gola, ndërsa ka luajtur edhe për Manisaspor, Atletico Madrid, Barcelona dhe Istanbul. Ai gjithashtu luajti 100 ndeshje me Turqinë dhe realizoi 17 gola, ndërsa në karrierë fitoi edhe 11 trofe.

Galatasaray: 1 SuperLig, 1 Kupë Turqie

Atletico Madrid: 1 La Liga, 1 Kupë Mbreti, 1 Europa League, 1 Superkupë Europe dhe nënkampion në Champions League.

Barcelona: 1 La Liga, 2 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Spanje

Istanbul: 1 SuperLiga/ Super Sport

Top Channel