Bologna ka njoftuar në kanalet e saj zyrtare se stolin e ekipit të parë ia ka besuar Thiago Mottas, i cili zëvendëson të shkarkuarin Sinisa Mihajlovic.

Pritej, në fakt, vetëm zyrtarizimi, pasi prej ditësh ishte arritur marrëveshja me brazilianin e natyralizuar si italian.

Si futbollist, Thiago Motta ka luajtur me ekipe të mëdha si Barcelona, Inter dhe PSG (shumë pak me Atleticon, pa lënë gjurmë), ndërsa karrierë si trajner e nisi te PSG U-19, për të vijuar te Genoa dhe Spezia. Bolonja është stacioni i tretë i 40-vjeçarit në Serinë A.

Top Channel