Ten Hag: Antony është një luftëtar/ Braziliani “rrëmben” vëmendjen në Angli

05/09/2022 10:50

Manchester United nuk ndalet në Premier League.

Protagonist ishte edhe braziliani Antony, i cili debutoi me gol dhe 22-vjeçari është bërë “i preferuari” i tifozëve, jo vetëm për golin e tij, por edhe për festimin e tij para tifozëve të Arsenalit.

SuperSport shkruan se në fund të sfidës, trajneri ten Hag foli me superlativa për ish-lojtarin e Ajax.

“Unë e di se çfarë mund të bëj ai, në fushë është i guximshëm. Gjatë merkatos ne kërkuam lojtarë me karakterin e duhur, të cilët mund të luftojnë dhe të fitojnë. Antony ka karakter me “bollëk” dhe vazhdoi të vraponte në të gjithë minutat që mori derisa u zëvendësua nga Cristiano Ronaldo.

Ai ka humbur disa stërvitje, kështu që i duhet edhe pak kohë, por ndaj Arsenal pavarësisht problemeve ai tregoi një pjesë të mirë nga potenciali i tij. Intensiteti i Premier League është i lartë dhe kjo do të jetë një sfidë për të, por un e di potencialin e tij dhe kam besim te ai”,  tha Erik ten Hag.

Top Channel