Roma “fundoset” në Udine, Murinho vendos rekordin negativ të karrierës

05/09/2022 11:40

Roma fundoset në Udine, në javën e pestë të kampionatit italian.

Katër gola të pësuar dhe pothuajse asnjë mundësi reale shënimi, një skuadër nën nivelin e lojës dhe e brishtë në karakter, u shfaq mbrëmjen e të dielës Roma e Jose Murinho-s.

Kundër Udinese është humbja më e thellë e Jose Mourinho-s në Serinë A dhe vetëm dy herë më parë një skuadër e trajnuar nga portugezi kishte humbur me një diferencë prej të paktën 4 golave ​​në kampionat.
0-5 në Barcelona-Real Madrid më 29 nëntor 2010  dhe 0-4 në Chelsea-Manchester United më 23 tetor 2016.

Gjithsesi, Murinho u shpreh se duhet të harrojë këtë mbrëmje dhe të fokusohet te ndeshja e radhës.

“Ishte një mbrëmje e vështirë, kundër një skuadre që di të luajë ndeshje të tilla.
Ne filluam mirë, por pastaj rastet e krijuara nuk i shfrytëzuam. Në fillimin e pjesës së dytë kisha një pretendim për penallti, por kur humbet 4-0 nuk duhet të flasësh për arbitrin.
Megjithatë unë preferoj të humbas një ndeshje 4-0 se katër takime nga 1-0. Është e vështirë për ne dhe për tifozët, por të enjten kemi ndeshjen e radhës dhe duhet të vazhdojmë përpara.” – tha Murinho.

Top Channel