Xavi i lumtur pas suksesit me Sevillan: Fitorja të zbukuron, Gavi është një mrekulli!

04/09/2022 09:03

Me triumfin 0-3 në transfertë ndaj një skuadre si Sevilla, Barcelona lëshon një sinjal të qartë për La Liga-n, Real Madrid dhe jo vetëm.

“Nuk e nisëm mirë ndeshjen, por sapo u vendosëm siç duhej në fushë, nisëm ta qarkullonim shpejt topin dhe krijuam disa raste në kundërsulm. Janë të pakta ato skuadra që mund të vijnë në fushën e Sevillas dhe të fitojnë me rezultatin 0-3, shumë pak ekipe do të fitojnë në Sanchez Pizjuan.

Por, si përfundim edhe pse kemi disa mekanizma për të përmirësuar, sërish fitorja të bën të ndihesh më i bukur. Ekipi ka shumë potencial, kemi mundësinë të luajmë edhe me variente të ndryshme në varësi të kundërshtarit.

SuperSport shkruan se Dembele është një lojtar që më pëlqen shumë, edhe sjellja e tij më pëlqen, sidomos me mentalitetin kur kthehet në mbrojtje. Lewandowski dihet, na ka ndihmuar shumë sepse kur një skuadër shënon gola, atëherë ka qetësinë e duhur në fushë.

Gavi? Mua nuk më surprizon aspak, e shoh të stërvitet çdo ditë dhe e di mirë se çfarë është i aftë të bëj në fushë. Është një mrekulli, ndoshta ishte lojtari më i mirë i ndeshjes”, u shpreh Xavi.

Top Channel