Uli Neymar në stol, trajneri Galtier shpjegon arsyet e vendimit!

04/09/2022 12:43

PSG u rikthye te tre pikët në kampionat pas barazimit fundjavën e kaluar me Monaco. Këtë herë, parisienët nuk falën në transfertë teksa mposhtën me rezultatin 0-3, Nantes.

Por, ai që mungoi në “festë” ishte Neymar me brazilianin që u aktivizua vetëm në minutën e 63-të kur zëvendësoi Mbappe. SuperSport shkruan se pas sfidës, trajneri Christophe Galtier shpjegoi edhe vendimin për të ulur në stol 30-vjeçarin ku shpjegoi se i duhet të mendonte edhe për ndeshjen e radhës në Champions League ndaj Juventus.

“Është një periudhë ku po luajmë shumë ndeshje, thuajse në çdo tre apo katër ditë. Futbollistët e kuptojnë se nuk mund të jenë në gjendje të luajnë gjithë kohën nga 95-minuta. Kam folur me lojtarët, edhe në mënyrë individuale ndërsa duhet të kuptojnë që të kenë një sjellje korrekte edhe kur aktivizohen nga stoli”, u shpreh Galtier.

Top Channel