Gladbachu “tradhtohet” nga Itakura, Mainzin e nderon Martin

04/09/2022 20:40

Skuadra e Mainzit mori një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Borussias së Monchengladbachut, sukses që e ngjit në kuotën e 10 pikëve, vetëm 2 pikë më pak se skuadrat kryesuese Frieburg dhe Dortmund.

Ndeshja e zhvilluar në “Borussia-Park” i kushtëzua shumë nga kartoni i kuq i marrë nga Itakura në minutën e 53-të, me vendësit që luajtën për rreth gjysmë ore lojë në inferioritet numerik.

Golin e vetëm të këtij takimi, që i siguroi tri pikë Mainzit, e shënoi Martin vetëm dy minuta pas largimit nga fushë me të kuq të lojtarit vendës.

Për Mainzin kjo ishte fitorja e tretë në kampionat, ndërsa Gladbachu pësoi humbjen e parë.

Top Channel